Limaj: Komuniteti egjiptian, vlerë e shtuar e Republikës së Kosovës

24 qershor 2020 | 12:28

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar Ditën nacionale të komunitetit egjiptian.

Limaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se komuniteti egjiptian është vlerë e shtuar e Republikës së Kosovës.

“Të gjithë komunitetit egjiptian në Kosovë ua uroj 24 qershorin, Ditën nacionale të këtij komuniteti. Uroj përfaqësuesin e këtij komuniteti në Kuvendin e Kosovës, deputetin Veton Berisha për këtë ditë të shënuar. Komuniteti egjiptian janë vlerë e shtuar e Republikës së Kosovës, i jep kuptim lirisë dhe bashkëjetesës në vendin tonë. Ky komunitet do ta ketë mbështetjen e plotë në gjithë iniciativat nga ana e institucioneve të Kosovës, për ta bërë një Kosovë sa më të mirë, më humane dhe të barabartë”, ka shkruar Limaj.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, ka thënë se ShBA-ja…