Limaj: Kurti s’i ka numrat, duhet të gjendet marrëveshje

05 maj 2025 | 10:59

Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj, u ka bërë thirrje partive të mëdha që të gjejnë një zgjidhje, për të krijuar institucionet.

Ai megjithatë u la përgjegjësinë kryesore për këtë krizë institucionale, po tri partive më të madhe politike.

“Tashmë janë bërë të gjitha taktizimet. Ftesa ime është për tri partitë e mëdha që të marrin kohën e duhur ligjore, sa ju duhet dhe të gjejmë një zgjidhje që do çonte krijimin e institucioneve. S’po shoh kapacitete deri atje [deri tek pozita e presidentit], le t’u shkojmë gjërave me radhë. Të krijohet një shumicë parlamentare. Vjen një moment që secili do ta marrë përgjegjësinë e vet. Përgjegjësinë e ndërtimit të institucioneve të ndërtojnë marrëveshje është e partive të mëdha”, ka thënë Limaj.

“Kurti nuk i ka numrat, nuk është tragjike, ka ndodhë edhe përpara – duhet të gjendet marrëveshje”, ka shtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të tretën herë Albin Kurti i ka dërguar ftesë…