Limaj në Viti: Nisma Socialdemokrate është e përkushtuar për të sjellë ndryshime pozitive

05 tetor 2025 | 21:49

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka qëndruar sot për vizitë në Viti, me kryetarin e degës dhe bartësin e listës në Viti, Elham Emerllahu, “në familjen e dëshmorit Muhamet Muharremi, bija e tij, Arianita Muharremi, garon në listën e Nismës”, raporton Gazeta Blic.

“Z. Elham Emerllahu dhe ekipi i tij janë shembull i angazhimit të palodhshëm për temat që preokupojnë qytetarët e Vitisë. Me profesionalizëm, përkushtim dhe një qasje të përditshme në terren, ata punojnë për përmirësimin e jetës në çdo fshat dhe lagje të komunës”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Bashkë me kryetarin e degës dhe bartësin e listës në Viti, Elham Emerllahu, ishim në vizitë në familjen e dëshmorit Muhamet Muharremi, bija e tij, Arianita Muharremi, garon në listën e NISMA Socialdemokrate!

  1. Elham Emerllahu dhe ekipi i tij janë shembull i angazhimit të palodhshëm për temat që preokupojnë qytetarët e Vitisë. Me profesionalizëm, përkushtim dhe një qasje të përditshme në terren, ata punojnë për përmirësimin e jetës në çdo fshat dhe lagje të komunës.

NISMA Socialdemokrate është e përkushtuar për të sjellë ndryshime pozitive dhe për të ndërtuar një qeverisje lokale më të drejtë dhe më afër qytetarëve.

#PërjetëKosova186
#NISMASocialdemokrate

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se tubimi i…