Limaj: Nisma nuk do zgjidhje gjysmake, duam shumicë që e konstituon Kuvendin dhe e formon qeverinë

23 korrik 2025 | 11:48

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se partia e tij nuk kontribuon në zgjidhje gjysmake.

Pas seancës, ai ka thënë se Nisma dëshiron një shumicë që e konstituon Kuvendit dhe e formon qeverinë e re.

“Qëndrimi i Nismës është se ne nuk besojmë në zgjidhej parciale. Ne duam një shumicë qeverisëse, e cila e konstituon Kuvendin dhe e krijon Qeverinë. Nisma nuk do të kontribuoj në zgjidhej gjysmake që pastaj do të shkaktoni zgjedhje”, ka thënë Limaj.

Ai ka deklaruar se Nisma dëshiron një shumicë që i krijon të gjitha institucionet.

“Nëse shikojmë vetëm të çështjen e zgjidhje se konstituimit të Kuvendit, pas pasur një shumicë, mund të shkaktohen zgjedhjet e parakohshme. Ne nuk mund t`i ndalim ato. Por, Nisma nuk do të kontribuoj në zgjidhje të tilla gjysmake që nuk zgjidhin çështje ose nuk i krijojnë institucionet”, ka thënë Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nënshkroi një ligj që kufizon…