Limaj: Nuk kam ndryshuar qëndrim

26 tetor 2025 | 10:10

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se nuk ka ndryshuar qëndrim lidhur me votën për Lëvizjen Vetëvendosje sot në Kuvend.

Ai ka thënë se nuk është kontaktuar në ditët e fundit nga kjo parti.

Limaj ka thënë disa herë se është i gatshëm të bashkëpunojë me çdo parti që të kontribuojë në Kuvend, por nuk është i interesuar që të të jetë pjesë e ndonjë përbërjeje qeveritare.

Megjithatë, me raste ai ka deklaruar edhe që nuk do të lejonte që shteti të shkonte në zgjedhje të reja.

Partia e tij i ka tre deputetë në Kuvend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndonëse seanca është thirrur në orën 10:00 tashmë është bërë…