Limaj përkujton ‘Abejën’ dhe bashkëluftetarët e tij në 22-vjetorin e rënies

10 gusht 11:05

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar Bekim Berishën-Abejën dhe bashkëluftetarët e tij në 22-vjetorin e rënies.

Limaj ka thënë se Bekim Berisha-Abeja bashkë me bashkëluftëtarët e tij ranë 22 vite më parë në fushën e nderit për të mos vdekur kurrë.

“Kontributi i Bekim Berishës si një luftëtar i zoti dhe strateg i shquar ishte jashtëzakonisht i madh, pasi ai kishte marrë pjesë edhe në luftën kundër serbëve në Kroaci dhe Bosnjë”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Limajt:

Kosova sot nderon dhe përkujton me pietet të lartë heronjtë e kombit Bekim Berisha-Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula.

Bekim Berisha-Abeja bashkë me bashkëluftëtarët e tij ranë 22 vite më parë në fushën e nderit për të mos vdekur kurrë.

Kontributi i Bekim Berishës si një luftëtar i zoti dhe strateg i shquar ishte jashtëzakonisht i madh, pasi ai kishte marrë pjesë edhe në luftën kundër serbëve në Kroaci dhe Bosnjë.

Kosova do t’i nderoj përgjitmonë dëshmorët e kombit të cilët janë gurthemeli i lirisë së Kosovës.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fetije Kelmendi ka lindur dhe është rritur në fshatin Ribar…