Limaj: Prokuroria nuk u bazua në prova dhe fakte por në emrin tim

09 mars 2018 | 21:30

Pas vendimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, ku u shpall i pafajshëm në rastin “Bellanica”, Fatimir Limaj, theksoi se organi ndjekës nuk u bazua në prova dhe fakte, por në emrin e tij.

Në emisionin “Argument Plus”, Limaj theksoi se askush nuk mund të ndiqet për një vrasje, vetëm se kishte përgjegjësi komanduese për zonën ku është kryer vrasja.

“Çështja e drejtësisë nuk është thjesht me kry një punë, çështja e hetimit të së vërtetesë nuk është thjesht me kry një punë administrative, është më tepër se kaq”, ka deklaruar Limaj.

“(Ky proces) ishte krejt i panevojshëm për faktin se të gjithë e kanë ditur, edhe organi i akuzës, edhe ne, edhe një jurist i thjeshtë e ka ditur që ky proces nuk ka asnjë provë, asnjë fakt”, shtoi ai.

“Si mundet të akuzojë dikush për përgjegjësi komanduese kur nuk dihet urdhëhrdhënësi. Poruroria e ka dëshmu vetë: nuk dihet kush e ka bërë krimin, ku ka ndodhë ai krim, kush e bëri dhe kush dha urdhër?”, pyeti Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit të asamblistëve të LDK-së në asamblenë komunale…