Limaj: Rikthimi i Isni Kilajt është lajm i madh, shpresojmë të vazhdojnë lajmet e mira nga Haga
10 dhjetor 2025
| 18:12
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas kthimit në Kosovë të Isni Kilajt, duke e quajtur këtë një “lajm të madh”.
Limaj u shpreh se shpreson që lajmet pozitive nga Haga të vazhdojnë dhe të përmbyllen me “fitoren e drejtësisë” dhe lirimin e të gjithë bashkëluftëtarëve të tij.



