Limaj: Rivarrimi i strategut të madh Ilir Konushevci, tregon sa e vështirë ka qenë lufta për liri

27 nëntor 2018 | 13:37

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosovës sot iu kthye  heroi i kombit, strategu i madh dhe një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Ilir Konushevci. 

Limaj ka thënë se bashkë më të sot të rivarroset edhe dëshmori i Kombit, Hazir Malaj.

Limaj ka thënë se në prag të Festave të 28 Nëntorit, Ilir Konushevci do të rivarroset në mesin e dëshmorëve dhe bashkëluftëtareve të tij në Prishtinë.

“Rivarrimi i dëshmoreve të Kombit Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj na kujton edhe njëherë sa e vështire ka qenë lufta për lirinë e popullit të Kosovës”, ka shkruar  Limaj në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Muatafa, ka reaguar ndaj veprimeve të…