 
                    Limaj shkruan për vdekjen e Nanos: Ikonë e politikës shqiptare
Për vdekjen e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, ka reaguar edhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Limaj e ka cilësuar Nanon si ikonë të politikës shqiptare, e që sipas tij, ai i shërbeu me përkushtim demokracisë dhe mirëqenies së shqiptarëve në tërësi.
“Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të kryeministrit Fatos Nano! Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të kryeministrit Fatos Nano, ikonë e politikës shqiptare që shërbeu me përkushtim demokracisë dhe mirëqenies së shqiptarëve në tërësi”.
“Pa kontributin e kryeministrit Nano, as Shqipëria dhe as pozita e shqiptarëve në Kosovë e në rajon nuk do të ishin ato që janë sot. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e tij, të afërmit dhe mbarë politikën shqiptare. Familja humbi njeriun e zemrës, ndërsa Shqipëria humbi një burrë shteteras. Lamtumirë, kryeministër!”, ka shkruar Limaj në “Facebook”.

 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        