Limaj thotë se LV-ja po bën lojë paskrupullt dhe tërësisht elektorale
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se situata aktuale politike, është fatkeqësi për shtetin e Kosovës.
Limaj ka thënë Lëvizja Vetëvendosje po tregon hipokrizi kur bën thirrje në emër të interesit nacional, pasi sipas tij, janë po ata që kanë bllokuar vendin tash e 8 muaj
“Sot është fatkeqësi, një gjë nuk është dashur t’i ndodhte demokracisë dhe shtetit të Kosovës. Kjo është një tallje”.
“Me pas për një mend shqetësimin e qytetarëve, e atyre që rrezikojnë të mos i marrin pagat dhe funksionimin e mirëfilltë të shtetit. Partitë politike tash e 8 muaj do të ishin mbledhur dhe do e kishin bërë edhe një buxhet me konsensus edhe një qeveri me konsensus të përkohshme dhe nuk do të kishin keqtrajtuar e maltretuar qytetarët. Kështu të gjithë ata që bëjnë thirrje, gjoja në emër të asaj të interesit nacional, ka hipokrizi të madhe”, ka thënë Limaj.
Sipas tij, LV-ja ka bërë një lojë të paskrupullt dhe tërësisht elektorale.



