Limaj: Vepra e Adem Mikullovcit do të jetojë gjatë

15 shtator 2020 | 10:57

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ngushëlluar familjen Mikullovci për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur, Adem Mikullovci, i cili vdiq sot në moshën 81-vjeçare.

“Mikullovci i takonte një gjeneratë të artë artistësh të cilët në rrethana aspak të lehta mbajten gjallë ndjejën kombëtare. I ndjeri do të mbetet përherë në kujtesën për rolet e tij në shumë projekte filmike, teatër, komedi dhe shumë performanca të tjera artistike”.

“Mikullovci ishte poashtu edhe një nga delegatët që votoi Deklaratën Kushtetuese të dy korrikut dhe Kushtetutën e Kaçanikut në vitin 1990, si dhe deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e kaluar”.

“Vepra e Adem Mikullovcit do të jetojë gjatë dhe do të kujtohet ndër breza. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Mikullovci, miqve dhe dhe të gjithë artdashësve”, shkruan Limaj në “Facebook”.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së sotme (e martë) ndërroi jetë i njohuri…