
Liria prezanton Hoxhën
13 korrik 2025
| 16:04
Liria ka vazhduar me përforcime dhe është duke bërë gati një skuadër konkurruese.
Klubi prizrenas ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit të majtë, veteranit Yll Hoxha.
Bardhezinjtë kanë angazhuar më parë edhe emra tjerë të shquar si Liridon Fetahaj e Fitim Susuri, derisa klubit do t’i prijë trajneri Klodian Duro.
Njoftimi i plotë nga FC Liria:
Mirë se erdhe Yll Hoxha.
Pas një karriere të gjatë dhe të pasur, Yll Hoxha i bashkohet FC Lirisë.
Ka qenë pjesë e klubeve si TPS Turku, FC Kukësi, Flamurtari, Vllaznia, Feronikeli, Gjilani dhe Suhareka.
Tani, është koha për një kapitull të ri në Prizren – në zemrën bardhezi.
FC Liria vazhdon të ndërtojë një skuadër të fortë dhe me karakter, dhe Ylli është pjesë e këtij rrugëtimi.