Liria sot nis përgatitjet për edicionin e ri

20 korrik 2020 | 12:47

Edicioni i ri 2020/21 në Ligën e Parë pritet të nisë në shtator, ndërsa Liria nis të hënën përgatitjet për këtë edicion. Drejtuesit e klubit bashkë me shtabin teknik kanë planifikuar që sot (e hënë) në orën 17:00 t’i nisin përgatitjet, ku synim do të jetë kthimi në elitë. Për këtë duhen përgatitje dhe angazhim i gjithanshëm.

Liria gjatë tërë pjesës pranverore nuk kishte pushuar së stërvituri, duke shpresuar në një rikthim të kampionatit.

“Nga data 5 korrik shtabi teknik nën drejtimin e Skënder Shengylit dhe një pushim 15- ditor, për t’u rikthyer këtë të hënë me synim të qartë. Pjesa pranverore nuk gjeti fundin në fushë ashtu siç do të duhej, shkaku i pandemisë FFK pezulloi më 27 maj këtë pjesë. Liria paraqiti një sërë ankesash, duke kërkuar të drejtat e saj në rrugë ligjore. Liria doli e hendikepuar në rrugën drejt synimit, por kjo s’do ta dekurajojë në arritjen e objektivave në edicionin e ri”, thuhet në njoftimin e Lirisë.

Drejtues të klubit bëjnë të ditur se krahas ruajtjes së skeletit të skuadrës, do të ketë edhe përforcime cilësore.

(V.Z / Epoka e re) 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qindra persona protestuan në Londër kundër maskave të rekomanduara për…