Lirohet nga spitali i plagosuri në rastin e vrasjes së trefishtë në Gjilan

11 gusht 2025 | 15:48

Personi i lënduar të dielën në Gjilan në rastin ku tre persona u vranë , është liruar nga Spitali i Gjilanit për trajtim në shtëpi.

Abdyl Latifi -shef i repartit të Ortopedisë në Spitalin e Gjilanit ka thënë se ai nuk ka pas lëndime të rënda trupore dhe pas ekzaminimeve është marrë vendim për lirim.

“Vizitë që i kemi bërë sot, pacienti ka qenë në gjendje stabile. Pas ekzaminimeve që i kemi bërë në spitalin tonë, kemi vërejt se nuk kemi të bëjmë me lëndime të rënda trupore, kanë qenë sipërfaqësore dhe kështu që kemi marrë vendim që pacientin me liruar për trajtim shtëpiak”, ka thënë Latifi për medie.

Ai ka thënë se ky person nuk kishte lëndime nga arma e zjarrit.

Tre persona kanë mbetur të vrarë të dielën në Gjilan pas të shtënave me armë zjarri.

Në mesin e të vrarëve janë Selami dhe Edmond Hasan, i babë e bir dhe një afërm i tyre, Abedin Hoxha.

Policia ka shpall në kërkim tre persona për këtë rast, kurse një është arrestuar.

Të kërkuarit nga policia edhe më herët kishin vepra penale, kryesisht për fajde.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-futbollisti i Sunderlandit, Jermain Defoe e ka lavdëruar klubin në…