Lista e PDK-së për asamblenë komunale në Fushë Kosovë, Ternava: Kandidatë të ndershëm dhe profesionistë

13 gusht 2025 | 23:14

PDK-ja do të garojë me 33 kandidatë për Asamblenë Komunale të Fushë Kosovës.

Kandidati i partisë për kryetar, Rrahim Ternava, ka publikuar listën e plotë të kandidatëve. Ai ka theksuar se kjo listë përfaqëson më të mirën për qytetin.

“Prezantoj listën e fitores – ekipi dhe kandidatët më të mirë për Asamblenë Komunale të Fushë-Kosovës. Kjo është një listë njerëzish të ndershëm, profesionistë të fushave të ndryshme, të aftë dhe të vendosur për të çuar përpara qytetin tonë,” tha Ternava.

Ai shtoi se lista përfaqëson alternativën për ndryshim dhe transformim të qytetit, duke qenë një listë kundër së keqes. “Me punë, transparencë dhe përkushtim, do të bëjmë ndryshimin rrënjësor që qyteti ynë e meriton. Së bashku drejt fitores së përbashkët dhe ndryshimit të madh. Na priftë e mbara,” përfundoi ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ndodhet…