
Lista Serbe: Po shkelen të drejtat e serbëve në Kuvend
28 gusht 2025
| 12:13
Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, publikoi në profilin e tij në “Instagram” një video nga seanca e Kuvendit dhe tha se “po vazhdon votimi në kundërshtim me rregullat, për ta futur Nenad Rashiqin si nënkryetar të Kuvendit”.
“Po shkelen të gjitha rregullat, po shkelen të drejtat e popullit serb,dhe Rashiqi në këtë po merr pjesë drejtpërdrejt bashkë me Vetëvendosjen në pushtet. Kurti po e shtyn të preferuarin e tij në postin e nënkryetarit”, ka deklaruar Simiqi.
Lista Serbe, përndryshe, nuk merr pjesë në votim.
Sipas Rregullores së Kuvendit, kandidati për nënkryetar nga radhët e komunitetit serb propozohet nga shumica e deputetëve të këtij komuniteti. Rashiqi nuk e ka mbështetjen e Listës Serbe.