Liverpooli arrin marrëveshje me Liverpoolin

16 gusht 2020 | 17:15

Thiago Alcantara do të transferohet te Liverpooli me të përfunduar edicioni i Ligës së Kampionëve. Ylli spanjoll ndodhet në gjysmëfinale me skuadrën e Bayernit.

“RMC Sport” raporton se Alcantara ka arritur marrëveshje 4-vjeçare me Liverpoolin dhe tani u mbetet vetëm klubeve që të merren vesh për shumën e transferimit.

Bëhet e ditur se Liverpooli do të paguajë rreth 30 milionë euro për mesfushorin 29-vjeçar.  Alcantara ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë në fitoren e Bayernit kundër Barcelonës, 8:2. Ai është pjesë e klubit gjerman që nga viti 2013, kur ishte transferuar nga Barcelona për 25 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, ka thënë se është i…