Lojërat teatrale të Serbisë në veri të Kosovës
Shkruan: Arben Dashevci, njohës i çështjeve të sigurisë.
Të premten e datës 26.05.2023, Republika e Kosovës zbatoi ligjin dhe veproj në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën dhe ligjin.
Organet e sigurisë respektivisht Policia e Kosovës, pranoi urdhër që të asistoj në sigurinë e Kryetarëve të zgjedhur komunal në katër komunat matanë lumit Ibër (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Lepsaviç) zbatoi planin me profesionalizmin më të madh dhe pa asnjë incident të vetëm.
Luanët tanë e dëshmuan duke i vënë kështu vulën e profesionalizmit, marrë parasysh që ata janë ende pa sigurim shëndetësorë, (kamë shkruar për këtë problem para një muaji po në këtë Gazetë/Portal të nderuar). Pra, Policia e Kosovës, ende pa pagesën e rrezikshmërisë në punë, por ata shkëlqenin të motivuar, të qetë dhe në vigjilencë të plotë.
Kjo është Kosova e vitit 2023, përparim i hatashëm në të gjitha sferat e sigurisë, pa ja humb mundin askujt tash e 24 vite. Ky është atdheu ynë me institucione të sigurisë më e mira në rajon, ky është fakti i patjetërsueshëm.
Dy ditë vikendi kaluan dhe erdhi dita Hëna e datës 29.05.2023, pak a shumë e dinim në bazë të përvojës me kriminelet matanë urës, (veprojnë tash e 24 vite janë të njëjtit vetëm se ndërrojnë formën dhe drejtimin e veprimit), që situata të eskaloj, ky ka qenë dhe mbetet qëllimi i tyre.
Ata thjeshtë nuk munden dhe nuk duan t’a pranojnë faktin që flamuri i Republikës së Kosovës të valoj në komuna, nuk pranuan as faktin që policia jonë të qëndroj aty, kurse policia jonë po e zbatonin ligjin ashtu si e zbatojnë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për të gjithë njëjtë dhe drejtë pa dallime.
Filluan kriminelët eskalimin e situatës me urdhëratë e Beogradit, të përgatitura nga liderët e tyre atje.
Qëllimi i tyre i vetëm ishte eskalimi i situatës sa më shume, që qendra e vëmendjes të zhvendosej tek ne në Kosovë. Duke e ditur se çka po ndodhë në luftën e provokuar nga Rusia dhe agresionin e saj në Ukrainë, marrëdhënien e tyre me Rusinë dhe Despotin e tyre Putin.
Dështuan si gjithmonë nuk ka zhvendosje të vëmendjes tek ne por:
Si pasojë e veprimeve të tyre u lënduan 30 Ushtarë të Misionit Paqeruajtës NATO/KFOR-it, me skena shumë trishtuese dhe sulmet nga ana e kriminelëve, pa mëshirë u sulmua në ata që na e ruajnë paqen dhe e bëjnë atë pa dallim feje, nacionaliteti dhe ngjyre.
Grupe të ndara të tyre dhe të koordinuara mirë ku secili dihej se çka do te veproi dhe sulmoi, ne i pamë skenat live në televizionet tona.
Por përpjekjet banditeske dështuan ashtu si dështuan edhe më parë, ata në fillim dhe mesin e turmës, (por disa prej tyre edhe anash që te gjithë të kamufluar me maska mund të ishin çka do tjetër por jo civil të thjeshtë dhe gjithsesi ishin forca paraushtarake/para policore, kriminel të rrezikshëm.
Përdorën Taktikat, Teknikat dhe Metodikat e tyre të njohura tash më që i solli në dështim, ishin të destinuara të dështojnë sepse sulmonin në Shtetin e Pavarur dhe Sovran të Kosovës.
Nga dita e Martë e datës 30.05.2023, e deri me sot kur po shkruaj, pasi dështuan në destabilizimin e Republikës së Kosovës filluan me skenat teatrale, që kinse janë për paqe, por pa sukses, teatri i tyre dështoj, u pa se për çka ishin të përgatitur dhe çka bënë dhe fakti tregon gjithçka, fjala është e tepërt, fakti mbetet fakt.
Ata detyruan qytetarët e thjeshtë që të dalin me dhunë në protesta sepse do të ndëshkoheshin me humbje të vendit të punës, dhe do tu shkaktonin probleme sikurse më përpara që u kanë shkaktuar.
Grupet Kriminale tentuan thjeshtë Subversionin dhe çka është Subversioni:
Subversioni: Me subversion nënkuptohet aktiviteti i drejtpërdrejt ose jo i drejtpërdrejt i organizuar nga jashtë dhe i drejtuar kundër Shtetit ekzistues, rregullimit juridik, politik ose shoqëror të një shteti, dhe sistemit të brendshëm.
Format e subversionit dhe aktiviteteve subversive mund të jenë të shumëllojshme, duke filluar nga shpërndarja e materialeve propagandistike dhe dezinformatave, për shkaktimin e turbullirave deri tek futja në vend e armëve dhe materialit ushtarak për aksione subversive të grupeve terroriste.
Veprimtaria subversive:
Shërbimet informative në punën e vet, veprojnë në mënyrën subversive ndaj shteteve tjera.
Duke marr parasysh atë, se subversioni në thelb, kontribuon në ndërrimin e gjendjes ekzistuese/faktike në një vend të caktuar, asaj i kushtohet kujdes i madh.
Me anë te veprimtarisë subversive, shërbimet informative tentojnë të: krijojnë dhe sigurojnë pozita politike dhe të tjera, në strukturat shtetërore, shoqërore politike dhe të tjera, të vendeve tjera (si p.sh në Kosovë), ndaj te cilave zhvillohet subversioni, duke u munduar që me këtë mënyrë subversive të ndikohet në rrethanat politike dhe të tjera në ato shtete; organizojnë dhe orientojnë politikën dhe emigracionin e vendeve tjera në një veprimtari në pajtim me qëllimet politike të qeverive të veta, organizojnë dhe kryejnë diversione të shumëllojshme dhe sabotazhe, të përllogaritura për tu futur shqetësime dhe pasiguri në vendet tjera, dhe në dobësimin e potencialeve mbrojtëse dhe të tjera, të palës tjetër, gjegjësisht shteteve tjera.
Të Hënën më 29.05.2023 provuan tek ne por dështuan.
Në fund:
U sulmuan edhe Mediat tona, aty u sulmuan Reporterët/Kameramanët tanë vetëm e vetëm që kriminelët ti fshehin veprat e tyre kriminale, por dështuan edhe këtu.
Gazetarët/Kameramanët u treguan profesional, nuk u zmbrapsën për asnjë sekondë të vetëm qëndruan aty duke rrezikuar jetën e tyre.
Ata u treguan kriminelëve dhe grupeve të caktuara që i sulmonin se zmbrapsje nuk ka.
Mediat e lira: Liria e mediave (të shtypura, elektronike) ajo e nënkupton të drejtën për botim dhe emetim të mendimeve, qëndrimeve dhe pikëpamjeve të shprehura dukshëm.
Me lirin e mediave, nënkuptohet edhe drejta e njeriut që në të gjitha mjetet të informimit t’i shprehin mendimet, pikëpamjet dhe qëndrimet e veta, kurse matanë lumit Ibër, u penguan por nuk u zmbrapsen assesi në asnjë rast.
Tani mbetet krejt në Politikën dhe Dialogun ata e thonë fjalën e tyre sepse – Politka është orientim i veprimtarisë njerëzore në drejtimin e caktuar me qëllim të realizimit të synimeve të caktuara, pra është veprimtari e cilitdo subjekt apo edhe shumë subjekteve me qëllim të realizimit të qëllimit gjithmonë dhe vetëm në të mirën e gjithë qytetarëve dhe atë e bëjnë me programet e tyre.
Shpresojmë në më të mirën për Shtetin tonë, sepse vetëm së bashku dhe të bashkuar pa dallime partiake e për qështje nacionale jemi më të fortë.
Mitrovicë, 06.06.2023.