
Lojtarët e Gjilanit dhe Agim Ademi në QKUK pranë Oltion Bilallit
06 maj 2025
| 21:10
Oltion Bilalli pësoi një lëndim të rëndë në kokë në ndeshjen e sotme që klubi i tij Gjilani e zhvilloi ndaj Malishevës.
Ai u dërgua në Qendrën Klinike Universitare pasi kishte pësuar gjakderdhje në kokë.
Ndërkaq, në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi ku shihet kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili ka shkuar në QKUK.
Bashkë me të shihen edhe disa bashkëlojtarë të Bilallit te Gjilani.