Lojtari ukrainas shpërthen në lot kur i gjithë stadiumi ngritët në këmbë me duartrokitje (video)

28 shkurt 2022 | 11:40

I gjithë stadiumi në Lisbonë u ngrit në këmbë për ta përshëndetur lojtarin ukrainas, Roman Yaremchuk, kur ky i fundit hyri në lojë, madje edhe duke iu dhënë shiriti i kapitenit.

Në ato momente, futbollisti ukrainas mezi i mbante lotët dhe emocionet.

I gjithë grupi i tifozëve të Benficas i dha atij një ovacion duke valëvitur flamuj ukrainas si dhe banerë që bënin thirrje për ndalim të luftës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i UÇK-së në Koshare dhe deputeti i PDK-së, Hisen…