
Lopez mahnit, tregon format e mrekullueshme trupore
14 dhjetor 2020
| 11:15
E veshur seksi apo thjeshtë me rroba sportive, për Jennifer Lopez nuk bën shuam diferencë, pasi ajo duket sërish super seksi.
Këngëtarja u fotografua së bashku me bashkëshortin, Alex Rodriguez, pasi arritën në Miami, përmes një avioni privat, pasi zhvilluan një festë të papritur për ditëlindjen e nënës së saj në New York City.
Format e saj trupore nuk janë aspak rastësi, por i dedikohen ushtrimeve të pandërprera.
Menjëherë pasi mbërriti në Miami, Lopez u drejtua për te palestra, e veshur me një bluzë të gjerë dhe një palë streça.