Loriana Kuka fiton medaljen e artë

13 shkurt 2022 | 17:32

Xhudistja Loriana Kuka ka arritur ta fitojë medaljen e artë në European Open, që është mbajtur në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Loriana në finale e mposhti italianen Linda Politi.

Kuka në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Wazaari dhe Ippon turken, Serdem Daharli.

Në çerekfinale Loriana mposhti me Ippon edhe holandezen Lieke Derks. Ajo në gjysmëfinale mposhti me Wazaari në vazhdime kroaten, Petrunjela Pavic.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Infektimet me COVID si dhe testimet janë përgjysmuar në 24…