Lotët që më pushtuan zemrën

12 gusht 2020 | 14:13

Lotët që më pushtuan zemrën

Në shkallët e ndërtësës
Qëndronte ulur një zemër e thyer
një grua e leckosur vajtonte vitet.

Në prehrin e saj mbante nipin
Katër vjeçararin e mbetur pa nënë
Gjyshja ia pêrkèdhelte flokun e rritës
Me lot nën buzë vaji të bonjakut
Mundohej t’ia zëvëndësonte të ëmën ngjitur qiellit.

Vogëlushi flinte gjumë të paluar lotësh
I tretur në ëndrra fliste me një zog
për ta kuptuar të vërtetën e tij.

Zonja e cila mbante erë parfumi
Ndaloi një çast për ta kuptuar të vërtetën .
Pamja rëqethëse ia shpalosi kujtimet
Sytë e përlotur ia kujtuan zonjës
të përjetuarat nga jeta e saj.

Gruaja e moshur me fytyrë të vrarë
E rrudhosur, e zverdhur rridhte anemi
E venitur shikonte zonjën me aromë gjallërie
Duke shpresuar në shpëtimin e saj.

Nga belbëzimet me dënesë , fillojë rrëfimin e saj.

Ka javë që më është fikur oxhaku
Asnjë vijë tymi nuk ngritet nga vatra ime
Dera më është mbyllur nga skamja.

Lutem engjëjve të më bartin qiellit
Dua të takohem me Zotin sy më sy
T”ia shpalosi hallin, urinë e bonjakut.

Zonja pranë saj shtrydhi gjithë lotët
Me axheke t’filloi tek një minimarket
Pas pak kthyer me duar plot shpirt
Një shportë ushqimesh tè mbushura
Gjyshës së fëmijës ia lëshoi pranë.

Buzèt e thara të gruas së leckosur Zonjës erëmirë ia puthën dy duart.

Zonja mori lotët e femijës dhe la kokën mbrapa, duke shikuar një trohë gëzimi në sytë e vogëlushit të mbetur.

12.08.2020
Valbona R.Hadri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas tre muajve të rregullimit e të shtrimit me zhavor…