
Luana e Genta gati për ta “djegur” tregun muzikor
28 korrik 2025
| 13:23
Këngëtaret e njohura shqiptare Luana Vjollca e Genta Ismajli, kanë bashkuar forcat për një duet.
Dyshja është kujdesur që të merrte vëmendjen e ndjekësve, përveç muzikës edhe me veshjen plot stil.
Ishte Genta ajo e cila ndau një foto nga xhirimet ku të dyja janë veshur me të kuqe, që duken si binjake.
Të shumta janë komentet e fansave të cilët po e presin me padurim lansimin e këtij projekti muzikor.