Lufta e Iranit rrezikon të prekë Shqipërinë përmes muxhahedinëve të Manzës?

21 qershor 2025 | 11:28

Një hakim i faqes së bashkisë së Tiranës ditën e djeshme nga Homeland Justice, grupimi i njohur i hakerave iranianë që prej kohësh ka pasur target sistemet online të shtetit shqiptar, për ekspertin e marrëdhënieve ndërkombëtare, Akri Çipa tregon se Shqipëria duhet të jetë më e kujdesshme.

Sulmi i fundit kibernetik ndaj Shqipërisë vjen në një kohë kur Irani është angazhuar në luftime të drejtpërdrejta me Izraelin, por kjo sipas Çipës, nuk e humb rëndësinë e tij.

Nga studion e “Ditarit të mbrëmjes” me Loneta Prognin, në A2 CNN, Çipa apeloi që autoritetet shqiptare të tregohen vigjilente dhe të kujdesshme me kërcënimet që vijnë nga Teherani, për shkak edhe të subjektivizimit të vendit tonë pasi i kemi hapur portën opozitës iraniane, duke e mirëpritur në Manëz, të Durrësit.

“Po është një shqetësim që duhet marrë parasysh nga autoritetet shqiptare, pasi ka një histori aktiviteti i sulmeve kibernetike iraniane në Shqipëri, nisur nga fakti i opozitës iraniane e cila është e vendosur në Shqipëri me koordinim me SHBA. Dhe një pjesë e aktivitetit që ka zhvilluar kjo opozitë përgjatë viteve ka qenë në shënjestër të drejtpërdrejtë të regjimit në Teheran dhe prandaj është subjektivizuar edhe Shqipëria në këtë sens për mikpritjen e tyre. Nga autoritetet shqiptare duhet më shumë vëmendje dhe kujdes në raport me ato që mund të jenë sulme që shkaktojnë në kaos. Përtej atij sulmi të sotëm që duket se ishte më benjin në pamje të parë mund të ketë veprimtari të cilat janë më problematike për mbarëvajtjen e veprimeve të shërbimeve tona online. Por duhet marrë parasysh se në këto momente Irani ka problematika më të mëdha me të cilat duhet të merret, veçanërisht i referohemi luftimeve me Izraelin por edhe përballjes diplomatike që ka tashmë, sot e kishte në Gjenevë me vendet europiane, por edhe kontaktet me SHBA vijojnë”, tha Çipa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, pas dështimit të 35-të të…