
Lufta me zjarret në Turqi, Erdogani falënderon Kosovën për gatishmërinë për ta ndihmuar
03 gusht 2021
| 16:42
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka falënderuar shtetet që i kanë ofruar ndihmë këtij shteti, gjatë përballjes me zjarret në shumë zona të vendit.
Në mesin e këtyre shteteve që i ka falënderuar presidenti turk është edhe Kosova.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se shpreson që shpejt do ta tejkalojnë këtë situatë të vështirë nëpër të cilën po kalon vendi.
Drejtuesit e shtetit të Kosovës kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Turqinë në luftën me zjarret në rast se është e nevojshme.