Luftanija më e madhe amerikane dislokohet në Karaibe
Një forcë sulmuese detare amerikane e përqendruar rreth anijes luftarake më të madhe në botë, USS Gerald R Ford, ka mbërritur së fundmi në Karaibe.
Dislokimi i këtyre forcave, i cili u urdhërua nga Presidenti Donald Trump muajin e kaluar, vjen mes sulmeve të vazhdueshme kundër anijeve të dyshuara për drogë dhe tensioneve me Venezuelën.
SHBA-të deri më tani kanë kryer të paktën 19 sulme kundër anijeve në Karaibe dhe në Paqësorin lindor, duke vrarë të paktën 76 persona.
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe zyrtarë të tjerë venezuelianë kanë akuzuar SHBA-në për “fabrikim” të një krize dhe për përpjekje për të rrëzuar qeverinë socialiste të krahut të majtë të vendit.
Lëvizja e aeroplanmbajtëses vjen gjithashtu në mes të tensioneve midis administratës Trump dhe qeverisë kolumbiane të Presidentit Gustavo Petro, të cilin kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka cilësuar si një bandit
Petro të martën urdhëroi forcat e sigurisë publike të vendit të tij të pezullojnë shkëmbimin e informacionit me agjencitë amerikane derisa të ndalen sulmet me anije në Karaibe.
Ai shkroi në X se lufta kundër drogës “duhet t’i nënshtrohet të drejtave të njeriut të popullit të Karaibeve”.



