
Luftë e barabartë, por fitore për Norvegjinë
14 gusht 2025
| 13:43
Kosova u përball me Norvegjinë në kuadër të FIBA Kampionatit Evropian, Divizioni B, duke u mposhtur me rezultat 62:67 (12:11, 14:18, 20:14, 16:24) në Shkup të Maqedonisë Veriore.
Takimi ishte i balancuar nga fillimi, me Kosovën që fitoi çerekun e parë 12:11, ndërsa Norvegjia reagoi duke e mbyllur të dytin në epërsi të lehtë 14:18.
Në periodën e tretë, Kosova mori një epërsi të ngushtë 20:14, mirëpo Norvegjia reagoi mirë në pjesën e fundit për të fituar ndeshjen me rezultat 62:67.
Pas këtij takimi, Kosova do të luajë për vendin 21–22 në ndeshjen e saj të fundit të turneut.