Luftimi i korrupsionit nga LV-ja është farsë

02 maj 2024 | 12:35

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka komentuar dy raportet ndërkombëtare, atë të DASh-it dhe Freedom House.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për këto dy raporte, Deliu-Kodra e ka quajtur farsë pretendimin e LV-së për luftën ndaj korrupsionit.

Më tutje, Deliu-Kodra i ka quajtur alarmante këto gjete të dy raporteve.

“Nëse i lexojmë drejtë dhe me saktësi këto dy raporte, të dy raportet konfirmojnë asgjë më shumë e më pak se sa atë që e kemi thanë tash e disa kohë si parti opozitare. Kjo qeveri ka ardhur me narrativen më të fuqishme se do ta luftojë korrupsionin, tash po e shohim se narrative e tyre përveç një farsë, nuk ka pasur asgjë tjetër”, ka thënë Deliu në Kuvend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari –…