Luis Enrique operohet pas një aksidenti me biçikletë, përkohësisht jashtë nga fusha

07 shtator 2025 | 15:28

Paris Saint-Germain ka konfirmuar se trajneri i tyre, Luis Enrique, po rikuperohet pas një aksidenti me biçikletë, ku theu klavikulën (krahun).

Aksidenti ndodhi të premten, dhe ish-trajneri i Barcelonës e Spanjës u dërgua menjëherë në urgjencë. Pas ekzaminimeve mjekësore, u konstatua fraktura, dhe Enrique iu nënshtrua një operacioni për ta rregulluar atë.

Luis Enrique është i njohur për pasionin e tij ndaj biçikletës, si në mal ashtu edhe në rrugë, pas daljes në pension si futbollist.

Ai shpesh bën ture të gjata për t’u shkëputur nga rutina. Madje, gjatë kohës si trajner i Spanjës, ai prezantoi një herë listën e kombëtares teksa ishte në biçikletë, përkrah çiklistit të famshëm Alberto Contador.

Para konferencës për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Turqisë, trajneri aktual i Spanjës, Luis de la Fuente, dërgoi një mesazh solidariteti për paraardhësin e tij.

“Dua t’i dërgoj një përqafim dhe urimet më të mira për shërim të shpejtë Luis Enrique-s. I gjithë mbështetja ime për të,” tha ai për Diario AS.

PSG pritet të përballet me Barcelonën në javët e ardhshme, një sfidë me shumë simbolikë për Enrique-n, i cili fitoi tripletën historike me blaugranat.

Po ashtu, pritej rikthimi i Ousmane Dembélé kundër ish-klubit të tij, por edhe ai ka pësuar një dëmtim dhe do të mungojë. Sipas gjasave, ndeshja do të zhvillohet në “Camp Nou”, përveç nëse rikonstruksionet e stadiumit nuk përfundojnë në kohë, me “Montjuic” si alternativë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar e ka quajtur…