Luka Donçic shkruan historinë në NBA

25 tetor 2025 | 13:36

Slloveni Luka Doncic tregoi se do të jetë një nga kandidatët  kryesorë për çmimin MVP këtë vit edhe mëngjesin e sotëm (e shtunë) në fitoren bindëse të LA Lakers kundër Minnesota Timberwolves.

Lakers fituan ndaj Minessotas me rezultat 128:110, dhe media botërore është plot me lëvdata për mjeshtrin slloven Doncic, i cili në mungesë të LeBron James mori rolin e liderit, dhe arriti ta përfundoj me një paraqitje brilante.

Slloveni shkroi historinë e NBA-së dhe u bë i vetmi lojtar që në dy ndeshjet e para të sezonit të ri shënoi më shumë se 40 pikë, 10 kërcime dhe pesë asistime.

Doncic shënoi 49 pikë ndaj Minnesotës, dhe atij i mungonin dy asistime për një “triple-double”, duke pasur parasysh se shtoi edhe 11 kërcime tjera.

Testi i radhës për Doncicin dhe Lakers e pret të hënën në mbrëmje apo në orën 2 të mëngjesit sipas kohës sonë kundër Sacramentos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka theksuar se është me…