Luka Modriç për Çiro Blazheviqin: Jam rritur me ty legjendë – lamtumirë!

08 shkurt 20:15

Legjenda, Miroslav Çiro Blazeviq ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në një spital të Zagrebit në moshën 88-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.

Ish trajneri i Prishtinës, kroati Blazevic drejtoi dhjetëra klube dhe ekipe të ndryshme kombëtare, në të cilat la gjurmë, pjesërisht për shkak të rezultateve, pjesërisht për shkak të karizmës së madhe me të cilën ai udhëhoqi ekipet e tij.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe kapiteni kroat, Luka Modric, i cili në rrjetet sociale ka shkruar: “Jam rritur me legjendë, trajner i të gjithë trajnerëve me karizmën tuaj unike.

Nuk kam pasur nderin të punoj së bashku si lojtar-trajner, por kam qenë gjithmonë jashtëzakonisht i nderuar nga komplimentet dhe mbështetja juaj! Lamtumirë gjigantit të futbollit kroat. U prefsh në paqe”, shkruan Modriç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qiro Bllazheviq po kujtohet nga shumë figura të shquara të…