
Lulzim Basha mbledh Këshillin Kombëtar të PD-së më 23 dhjetor
Partia Demokratike ka njoftuar këtë të martë se do të mbledhë më 23 dhjetor Këshillin Kombëtar.
Takimi do të zhvillohet në orën 17:30 në sallën e mbledhjeve, në katin e dytë të selisë blu.
Mbledhja e radhës, vjen pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar me datë 18 dhjetor.
Në rendin e ditës do jenë dy çështje kryesore që do diskutohen dhe që lidhen me përjashtimin nga funksionet drejtuese në parti të çdo individi që është shpallur person “non grata” nga SHBA-të.
Miratimi i këtij propozimi e nxjerr Sali Berishën jashtë dy organeve më të larta drejtuese, Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar dhe e vetmja pikë që e mban të lidhur ish-liderin e së djathtës me PD-në e Bashës është karta e anëtarësisë të cilën e mban që nga dita kur themeloi partinë.
Vendimi i dytë shumë me rëndësi, është shpallja nul e Kuvendit të datës 11 dhjetor, i thirrur nga Berisha.