Lumezi tregon se ku po ruhen 400 kilogramët e kokainës që u gjetën në Lipjan

02 qershor 2021 | 11:35

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme të Republikës së Shqipërisë (SPAK), Arben Kraja, kanë nënshkruar të mërkurën një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave, terrorizmit dhe veprave tjera penale.

Me këtë rast, kryeprokurori Lumezi ka folur edhe për 400 kilogramët e kokainës së sekuestruar në Lipjan, muajin e kaluar.

Ai ka treguar se kokaina është duke u ruajtur në Policinë e Kosovës.

Pasi rasti është nën hetime, ai ka thënë se nuk mund të jap detaje tjera.

“Rasti i kokainës është në hetime dhe nuk mund të jap detaje, por kjo tregon që ka bashkërendim në luftimin e krimit të organizuar dhe se ekskluzivisht shteti i Kosovës është duke u marrë me këtë çështje”,  ka thënë Lumezi.

Kujtojmë që 30 ditë masë paraburgimi u ka caktuar Gjykata Themelore e Prishtinës, shtatë të dyshuarve me rastin e sekuestrimit të sasisë prej 400 kilogramë të drogës.

Droga ishte sekuestruar më 17 maj në Komunën e Lipjanit, ku edhe kishte mbërritur prej gati 2 javësh.

Ajo vinte nga Brazili dhe ishte futur në 20 arka që supozohet të ishin mbushur me mish pule.

400 kilogramë kokainë ishin ndjekur nga DEA dhe ishin lënë të kalonin me urdhrin e tyre, por askush nuk ishte paraqitur ta tërhiqte kokainën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar nëna e pesë djemve të vrarë nga forcat…