Lumir Abdixhiku e publikon listën e LDK’së me emrat e 110 kandidatëve për deputëtë

07 dhjetor 2025 | 19:02

Kryetari i LIdhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë. Ai ka thënë se kjo listë është e atyre që besojnë në shtet, në ligj, në meritë dhe në të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

“Kjo është lista e të ardhmes sonë. Një kombinim i njerëzve të dëshmuar në profesionet e tyre, aktivistëve të palodhur të LDK-së, gjeneratës së re që kërkon hapësirë e përgjegjësi, dhe figurave që kanë ndërtuar institucione, ekonomi, arsim e siguri. Çdo emër në këtë listë qëndron mbi vlera; integritet, besim dhe shërbim ndaj qytetarëve”, ka thënë Abdixhiku.

Njoftimi i plotë:

Një, dy, tre.

Zgjedh shpresën!

Sot paraqesim listën tonë të shpresës. Listën e njerëzve që besojnë në shtet, në ligj, në meritë dhe në të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Ky është ekipi që përfaqëson përvojën, profesionalizmin dhe energjinë e një gjenerate të re që kërkon ndryshim të vërtetë për vendin.

Kjo është lista e të ardhmes sonë. Një kombinim i njerëzve të dëshmuar në profesionet e tyre, aktivistëve të palodhur të LDK-së, gjeneratës së re që kërkon hapësirë e përgjegjësi, dhe figurave që kanë ndërtuar institucione, ekonomi, arsim e siguri. Çdo emër në këtë listë qëndron mbi vlera; integritet, besim dhe shërbim ndaj qytetarëve.

Me këtë listë, Lidhja Demokratike e Kosovës nis rrugëtimin drejt më 28 dhjetorit për ta kthyer vendin në normalitet, për t’i rikthyer institucioneve stabilitetin, ekonomisë zhvillimin dhe qytetarëve dinjitetin. Shkojmë drejt fitores me qetësi, me dije, me përkushtim – dhe me besimin se populli i Kosovës do të zgjedhë shpresën.

Le të ecim bashkë.

Për shpresën. Për shtetin. Për Kosovën tonë.

#LDK123

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Gjilanit dhe anëtar i LDK-së, Lutfi Haziri, ka…