Lushi i ashpër me Trendafilovën: Shteti duhet të hetojë personelin e Speciales

13 maj 2025 | 16:07

Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, i cili jeton dhe vepron në ShBA, ka kritikuar ashpër kryetaren e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Ai ka thënë se ajo është një ish-komunistja bullgare.

Në profilin e tij në “Facebook”, Lushi ka shkruar se shteti i Kosovës duhet të hetojë personelin e Gjykatës Speciale.

“Ish-komunistja bullgare Trendafilova sot mori më pak se 1/ 100 000 000 të trajtimit të keq që Specialja ia bën shtetit të Kosovës dhe shqiptarëve tash e 5 vjet. Populli nuk e ha sapunin për djathë më. E sheh se Gjykata Speciale nuk sillet as si gjykatë e as si e Kosovës, por si instrument politik mbi Kosovën. Organet e shtetit të Kosovës po të ishin në nivel të detyrës do të duhej ta hetonin dhe gjykonin personelin e Speciales duke i dënuar me burgime me dekada, mirëpo ne nuk kemi shtet. Kemi iluzionin e shtetit, prandaj na nëpërkëmbë tylifar i huaji që as në familjet e tyre nuk ia rras kush. Prandaj duhet ende të veprojnë veteranët e UÇK-së”, ka shkruar ai, duke lavdëruar veprimin e sotëm të veteranëve të UÇK-së.

“Dikush më tha: tash Gjykata hakmerret ndaj atyre në Speciale. Gjykatat duhet të jenë të pandikuara nga reagimet e popullit dhe nëse gjykatësit e Speciales hakmerren pse populli po ua sheh abuzimet, atëherë ata vërtetë duhet burgosur sapo Kosova të këtë vërtetë shtet dhe organe. Nuk ka asnjë arsye të pranohet abuzimi. Specialja kur po abuzon dhe dënon po e bën këtë në emër të popullit. Populli sot i tha Tredafiloves— jo abuzime në emrin tonë! Nderim për veteranët e UÇK-së!”, ka shkruar Lushi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mungesa e vullnetit për kompromis dhe e besimit, që pamundëson…