
Lushi ka një pyetje për Kurtin: A më me rëndësi pozita e Albulena Haxhiut apo shteti i Kosovës?
Uk Lushi, veprimtari që jeton dhe vepron në ShBA, ka kritikuar ashpër Albn Kurti.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shtruar disa pyetje për lideri e LV-së.
Sipas tij, për Kurtin më e rëndësishme është pozita e Albulena Haxhiut se shteti i Kosovës.
“Hajde të mbajmë përgjegjës vetëm PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe Nismën pse nuk po e votojnë Haxhiun për kryekuvendare, por si ka mundësi që Albin Kurti për inat të tyre po dënon Kosovën dhe kombin shqiptar?! A më me rëndësi pozita e Albulena Haxhiut apo shteti i Kosovës? Nuk po mund e kuptoj as Albulena Haxhiun. Edhe shenjt po të më propozonin do të refuzoja nëse shteti i Kosovës ecë përpara si rezultat i refuzimit tim. Pse Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu po vënë egot e tyre mbi interesin nacional?!”, ka shkruar Lushi.