Lushtaku me qëndrim të prerë: PDK nuk guxon të hyj në koalicion me Vetëvendosjen

30 prill 2025 | 20:41

Sami Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës , njëherësh nënkryetar i Komunës së Skënderajt, e ka mohuar në mënyrë kategorike një koalicion të mundshëm ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së.

Lushtaku ka thënë se PDK në asnjë mënyrë nuk guxon që të bëjë koalicion me VV-në.

“Jo. Unë mendoj që PDK-ja me Vetëvendosjen në asnjë mënyrë nuk guxon me qenë bashkë. Ato fyerje që  ka bërë Albin Kurti dhe Vetëvendosje, d.m.th na ndanë një oqean mes veti. Nuk ka shancë. Unë jam i qartë, Partia Demokratike nuk guxon me shku me Vetëvendosjen. Nuk e lejon elektorati i saj. Nuk kemi asnjë mundësi, asnjë shancë.”, tha Lushtaku për Periskopi.

Sipas tij e vetmja vetmja zgjidhje është që të shkohet në zgjedhje. Ai tha se PDK nuk frikësohet nga zgjedhjet e reja.

“Jo absolut jo. Unë mendoj që PDK ka arsye me shku në zgjedhje, me ju tregu qytetarëve që ky është i papërgjegjshëm dhe ky luan me fatin e këtij vendi. Mënyra qysh është sjellë Albin Kurti, mendoj që qytetarët duhet me ia tregu vendin.”, shtoi tutje Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politologia, Makbule Shkodra në një intervistë në Ora News u…