Lutfi Haziri emërohet shef i ekipit negociator të LDK-së për bisedime me Vetëvendosjen

28 tetor 2019 | 20:40

Lutfi Haziri është emëruar shef i ekipit negociator të LDK-së për bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me koalicionin qeveritar.

Emërimi i Hazirit në krye të këtij ekipi është bërë nga kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa.

Haziri do t’i prijë negociatave nga sot e tutje, teksa grupet punuese do të drejtohen nga krerët e grupeve të ekspertëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

(Klan Kosova)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në sheshin "Nëna Tereza" në Prishtinë disa të rinj kanë…