Lutfi Haziri: Vit i humbur e i lig për Kosovën, vendi po shkon në zgjedhje për herë të katërt
19 nëntor 2025
| 19:35
Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka reaguar pas situatës së krijuar në institucionet e vendit, duke e cilësuar vitin aktual si “vit të humbur dhe të lig” për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Ai thotë se vendi po përballet me një krizë të thellë institucionale: pa Qeveri funksionale, pa Kuvend të Republikës, pa Prokuror të Shtetit dhe, siç thekson, shumë shpejt edhe pa Buxhet.
Haziri ironizon se i vetmi sektor ku “Republika po funksionon” është reprezentacioni i futbollit të Kosovës, i cili sipas tij po i mban qytetarët me shpresë në këtë situatë të mbylljesh dhe bllokadash institucionale.



