Lutfi Haziri zgjedhet anëtar i Parlamentit global të kryetarëve të komunave

07 shkurt 2018 | 10:34

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është zgjedhur anëtar i Parlamentit global të kryetarëve (GPM) të komunave, me seli në Hagë, duke u bërë kështu kryetari i parë i ndonjë komune nga rajoni që përfaqësohet në këtë institucion.

Në letrën e mirëseardhjes si anëtar i këtij institucioni drejtuar Lutfi Hazirit nga Patricia de Lile, kryetare e Komitetit ekzekutiv të Parlamentit dhe njëherësh kryetare e Cape Town, është thënë se “puna dhe zëri i Hazirit në kuadër të GPM-së do të jetë esencial në zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes qyteteve e komunave ndërkombëtarisht në përgjithësi, por edhe në mes të rajonit të Ballkanit dhe GPM-së, në veçanti”.

Ndërsa Haziri, ka thënë se ndjehet i nderuar që i është dhënë kjo mundësi dhe se ky është një privilegj dhe mirënjohje e veçantë që i bëhet edhe Gjilanit dhe Kosovës.

Parlamenti Global i kryetarëve të komunave mbledh në vete kryetarë komunash nga të pesë kontinentet që për mision ka ofrimin dhe shkëmbimin e përvojave dhe lidershipit të kryetarëve të komunave në lidhje me ballafaqimin dhe zgjidhjen e sfidave të qeverisjes lokale që ndërlidhen edhe me sfidat globale.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arritja e një konsensusi brenda spektrit politik në Kosovë rreth…