Lutje

16 gusht 2020 | 10:13

Më vinte keq t’ia thyej ëndrrën. Ëndrrën sybukur që e mbante në gji.
Dhe nuk e di s’i t’ia shlyej kujtimet
Përse kërkonte prapë të vuante?
Më dhimbsen ëndrrat për vashën e bukur
Ai u lëndua me qindra herë dhe s’qau kush.

Ai nuk e kuptonte vashën që s’e do
Apo s’donte ta kuptonte dhimbjen e tij
Mbase nuk e kishte kuptuar ende?!.

Sigurisht vasha i duhej pèr inspirim.

Unë lutem që të kuptojë ëndrrën
Dashurinë e tij që s’mund t’ia puthë sytë.
Për ëndrrat e bukura me kaleidoscop
Për fjalët e magjishme që s’i kurseu.

Mrekullia e të madhērishmit Zot
qoftë me të në kohën e dhimbjes së fjalës.

15.08.2020
Valbona.R.Hadri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, së…