
LV-ja ia shuan shpresat Nismës për postin e kryeparlamentarit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu, ka vazhduar akuza drejt partitive opozitare për bllokim të konstituimit të Kuvendit.
Ndërsa sa i përket koalicioneve të mundshme, Kryeziu ka thënë se së fundmi kryetari i LV-së, Albin Kurti është takuar me përfaqësuesit politik të Nismës Socialdemokrate për arritjen e një marrëveshje, por sipas saj partia e Fatmir Limajt nuk mund të kërkojë postin e kryeparlamentarit me një fuqi politike që ka vetëm tre deputetë.
“Ne duhet të arrijmë në një standard kur partitë politike duhet të kërkojnë varësisht të fuqisë politike që e kanë. Në këtë rast mendoj se është gabim që një subjekt politik i cili i ka tre deputetë të kërkoj të marrë postin e kryeparlamentarit, ndërkohë që ne brenda LV-ja kemi deputetë të cilët janë nga Guxo dhe Alternativa e që është dyfishi i numrit të deputetëve që i ka NISMA dhe të cilët nuk kanë kërkuar asnjëherë të marrin postin e kryepalamentarit”, ka thënë Kryeziu për “RTV21”.