Macaulay Culkin zbulon se si u xhirua skena me bletë në “My Girl”
Shumë veta ende e kujtojnë skenën nga filmi i vitit 1991 “My Girl”, në të cilën personazhi i Thomas Ja-së, i luajtur në atë kohë nga një djalë i quajtur Macaulay Culkin, vdes tragjikisht pasi pickohet nga një bletë.
Më shumë se tridhjetë vjet më vonë, Culkin zbuloi detaje tronditëse se si u filmua në të vërtetë skena.
Duke u shfaqur në podcast-in “On Film…With Kevin McCarthy”, Culkin, tani 45 vjeç, zbuloi se bletë të vërteta u përdorën për të filmuar skenën.
Ai konfirmoi se mijëra bletë të gjalla u lëshuan mbi të që skena të dukej sa më realiste. “Unë punova me bletë”, tha Culkin.
Aktori shpjegoi gjithashtu metodën e pazakontë që përdorën, e cila ndoshta do të ndalohej sot për shkak të standardeve të sigurisë në shesh-xhirimet e filmave.
“Mënyra se si e bënë, nuk do ta bënin sot. Më vunë diçka në majë të gishtave që mbante erë si bletë mbretëreshë, kështu që bletët tërhiqeshin nga duart e mia dhe unë nuk përbëja kërcënim për to”, zbuloi ai.
Culkin shtoi: “Ata në fakt lëshuan mijëra bletë mbi mua, imagjinoni! Nuk po bëj shaka, ato ishin bletë të vërteta. Kjo nuk do të kalonte sot”.
Që skena të dukej sa më dramatike, atij iu dhanë udhëzime të thjeshta: “Më thanë vetëm të tundja duart para fytyrës sime në mënyrë që bletët të mund të vinin para fytyrës sime dhe të dukej mirë për kamerën”, tha ai.



