Macroni kërkon ndërmjetësim evropian për përfundim të konfliktit Izrael-Iran

19 qershor 2025 | 08:07

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka ngarkuar ministrit të Jashtëm, Jean-Noël Barrot, që të punojë me partnerët evropianë për një propozim të negociuar që synon t’i japë fund luftimeve mes Izraelit dhe Iranit, sipas një deklarate nga Pallati Élysée.

CNN njofton se Macron të mërkurën thirri këshillin e mbrojtjes dhe të sigurisë kombëtare të vendit për të diskutuar situatën në Iran, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë theksohet shqetësimi i presidentit francez për përshkallëzimin e fundit të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, duke përmendur “sulme izraelite që gjithnjë e më shumë shënjestrojnë objektiva që nuk kanë lidhje me programin bërthamor apo balistik iranian, si dhe një numër në rritje të viktimave civile në Iran dhe në Izrael.”

“Është e domosdoshme që urgjentisht të ndalen këto operacione ushtarake, të cilat përbëjnë kërcënime të rënda për sigurinë rajonale,” thuhet në deklaratë, duke bërë thirrje për rikthim në negociatat mbi programin bërthamor të Iranit.

Po ashtu, Ministria e Jashtme franceze është ngarkuar të ndihmojë qytetarët francezë që dëshirojnë të largohen nga Izraeli ose Irani, thuhet më tej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me gjithë luftimet e vazhdueshme me Izraelin, raftet në shumë…