
Madonna kërkon ndjesë, anulon koncertin në Londër
28 janar 2020
| 11:18
Madonës i vjen tmerrësisht keq për faktin që u detyrua ta anulonte shfaqjen e parë në Londër të turneut të saj botëror “Madame X”.
Ylli i popit duhet t’i niste këtë të hënë 15 spektaklet e saj në London Palladium.
Por, nga sa shpjegonte në deklaratë, ishte “pllakosur nga disa dëmtime që prej fillimit të turneut dhe mjekët e kanë këshilluar të pushojë për disa ditë”.
Madonna ka sqaruar se personat që kishin blerë bileta për të hënën do të rimburësohen.