Magnetizimi i materialeve feromagnetike

26 janar 2020 | 11:46

Fizika dhe kimia simetrike, udhëtim drejt universit (10)

Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan

E marrim një pjesë të materialit feromagnetik, përkatësisht të hekurit dhe e vendosim në brendësi të një solenoidi nëpër të cilin kalon rryma elektrike me intensitet (I). Përmes ngritjes së tensionit të rrymës elektrike, rritet edhe intensiteti i fushës magnetike brenda solenoidit. Në këtë mënyrë brenda solenoidit krijohet një fushë magnetike simetrike me polet (βs) dhe (δs). Në këtë rast fenomenet (ct) nga fusha magnetike pranojnë energji, dhe e rrisin nivelin energjetik të këtyre fenomeneve brenda grimcave elementare. Në këtë mënyrë këto grimca kalojnë në grimca vetërigjeneruese dhe transferuese dhe fillojnë të riprodhojnë dhe transferojnë mikrogrimca të ndryshme duke filluar nga riprodhimi i mikrogrimcat primare (β) beta.

Grimcat si protonet, neutronet ashtu edhe elektronet kur e ndërrojnë nivelin energjetik, pos që kthehen në rigjenerator kanë aftësinë që ta transferojnë një pjesë të nivelit energjetik nga njëra grimcë në grimcën e tjetër, por sido që të jetë grimca me natyra të njëjta.

Mikrogrimcat primare (β) beta

Prandaj rritja e nivelit energjetik në vlerën (x)’n përkatësisht ndryshimi i nivelit energjetik te fenomenet (ct) te protonet i kthen në protone vetërigjeneruese dhe transeferuese. Protonet vetërigjeneruese dhe transferuese mbesin në brendësi të atij materiali i cili është vendosur në fushën magnetike, figura 13, por nga poli i parë i magnetit (β 1). Fillojnë të burojnë mikrogrimcat (β). Shiko figurën 13.

Këto mikrogrimca (β) pasi të riprodhohen nga protonet kanë një nivel energjetik të rritur nga i nënshtrohen drejtimit të fushës magnetike dhe orientohen në drejtim të polit magnetik (δs) të solenoidit. Mikrogrimcat (β) ndryshojnë tërësisht nga dipolet e zakonshme magnetike që i njeh fizika e tanishme, sepse këto dipole magnetike të riprodhuara mund përmbajnë në brendinë e tyre dy fusha magnetike (→fβ) dhe (⃪fδ). Pasi të burojnë nga poli magnetik (β 1) fushat magnetike (→fβ) ka intensitet më të lartë se fusha (⃪fδ). Kurse fushat magnetike të këtyre dipoleve kanë drejtime të kundërta me njëra tjetrën. Por këto dipole magnetike kanë aftësi me i ndryshe edhe intensitetin e fushave magnetike dhe në raste emergjente kanë aftësi të barazojnë edhe intensitetin e tyre (→fβ) = (⃪fδ).

Mikrogrimcat primare (δ) delta

Ngjashëm sikur te protonet edhe te elektronet, sapo fenomenet (ct) të marrin energji nga fusha magnetike e solenoidit dhe e rrisin nivelin energjetik në (y)’n kthehen në rigjenerator të mikrogrimcave (δ). Këto mikrogrimca janë gjithashtu dipole magnetike, të cilat burojnë nga poli magnetik (δ2) që është i orientuar në drejtim të polit magnetik (βs) të solenoidit. Këto ngarkesa përkatësisht këto dipole magnetike ndryshojnë jo vetëm nga dipolet magnetike që i njeh fizika e tanishme, por ndryshojnë edhe nga ngarkesat përkatësisht dipolet magnetike (β). Gjithashtu këto mikrogrimca në brendinë e tyre përmbajnë gjithashtu dy fusha (→fδ) dhe (⃪fβ). Pasi të burojnë nga poli magnetik (δ2) fushat magnetike (→fδ) kanë intensitet më të lartë se fushat (⃪fβ). Por këto mikrogrimca kanë aftësi për të ndërruar edhe intensitetin e fushave të tyre, dhe në raste emergjente kanë aftësi të barazojnë edhe intensitetin e tyre (→fδ) =(⃪fβ).

Mikrogrimcat primare (μ) ni

Ngjashëm sikur në dy rastet e mëparshme edhe fenomenet (ct) te neutronet kur pranojnë energji të caktuar nga fusha magnetike e solenoidit, e rrisin nivelin energjetik në vlerën (z)’n. edhe këto neutrone në këtë rast shndërrohen në vetërigjenerator, dhe fillojnë të prodhojnë mikrogrimca (μ). Këto mikrogrimca ndryshojnë tërësisht nga mikrogrimacat (β) dhe (δ). Pasi neutronet janë neutrale, për shkak të nivelit të ulët energjetik të fenomeneve (-c) dhe (t) brenda strukturës së neutroneve, dhe rrotullimin fenomeneve (-c) dhe (t) të tyre në drejtime të njëjta, nuk mund të quhen dipole magnetike. Por kanë mjaft ndikim te fushat magnetike, sepse e rrisin shpejtësinë e daljes nga të dy polet magnetike (β1), (δ2) të mikrogrimcave (β) dhe (δ). Pasi niveli energjetik i fenomeneve (-c) dhe (t) te neutronet është shumë më i ulët se te protonet, edhe pasi të riprodhohen anojnë nga mikrogrimcave (β), duke iu bashkuar, pastaj burojnë njëkohësisht nga poli magnetik simetrik (β1) dhe orientohen në drejtim të polit magnetik (δs) të solenoidit, ngjashëm sikur grimcat (β). Meqenëse këto mikrogrimca (μ) nuk janë të ngarkuara, dhe nuk posedojnë fusha në vete, prapë se prapë duke pasur parasysh se në brendinë e tyre posedojnë elemente(-aX) dhe (-aY) të kundërta me fenomenet (ct) të protoneve dhe elektronet, kur dalin jashtë polit magnetik (β1) e rrisin distanca e tyre me mikrogrimcat (β) dhe(δ).

Fusha magnetike simetrike e magnetik simetrik

Pasi në rastin e mëparshëm sqaruam kalimin e atomit të materialet feromagnetike në vetërigjenetaor, me ç’rast protonet, elektronet dhe neutronet riprodhojnë mikrogrimca (β),(δ) dhe (μ), të cilat kanë një nivel energjetik të ndryshëm me vetë protonet, elektronet dhe neutronet. Gjithashtu vlen të theksohet se materiali i cili është vendosur në fushën magnetike të solenoidit, pasi të magnetizohet në rastin tonë mbet një magnet permanent me një nivel të caktuar energjitik, i cili gjithashtu shndërrohet në vetërigjenerator i mikrogrimcave (β),(δ) dhe (μ). Mikrogrimca pasi të burojnë nga polet magnetike (β1) dhe (δ2) asnjëherë nuk kthehen në polet magnetike të magnetit permanent, por shpërndahen në formë sferike rreth magnetit, duke e formuar një balon me rreze të caktuar. Rrezja e këtij baloni të mikrogrimcave vije duke u rritur në raport me kohën dhe nivelin energjetik të këtyre mikrogrimacave ashtu sikur shihet në figurën 14.

Fushat magnetike e magneteve permanente është fushë me një nivel energjetik më të ulët se sa fusha në të cilën është magnetizuar. Kurse fushat magnetike që krijohen nga rryma elektrike mund të jenë fusha magnetike natyrale dhe fusha magnetike artificiale.

Fushat magnetike natyrale

Fushat magnetike natyrale konsiderohen ato fusha që krijohen përmes proceseve natyrore. Këto fusha zakonisht janë krijuar, dhe krijohen te trupat qiellorë përmes tornados elektromagnetike e cila është sqaruar në botimet e epoka e re 2019. Intensiteti i tyre varet nga niveli energjetik i fenomeneve (ct) që i shkaktojnë këto fusha magnetike natyrale. Si shembull kemi fushën magnetike të diellit, tokës, jupiterit, saturnit, uranit e neptunit, e kështu më radhe deri te galaksia, miniuniversi apo universi. Fushat magnetike natyrale te trupat qiellorë në momentin kur krijohen quhen fusha magnetike primare (FMP).

Fusha magnetike primare te trupat qiellorë

Fusha magnetike natyrale primare te trupat qiellorë, është fusha magnetike që buron drejtpërsëdrejti nga polet magnetike (β1) dhe (δ2) të atij trupi qiellorë. Do të thotë këto fusha magnetike primare burojnë në çastin kur tornadoja elektromagnetike në një formë a tjetrën e krijon rrymën elektrike, nga e cila formohet fusha magnetike primare. Në këtë nivel fushat magnetike mund të mbesin edhe miliarda vite. Fushat magnetike primare janë tejet të rrezikshme për shëndetin e njeriut, dhe sjellin pasoja të pa parashikueshme për jetën e njeriut. Një fushë magnetike primare që buron nga trupat qiellorë mund ti tejkalojë (x) here, fushat magnetike të nivelit që përdoren sot në mjekësi e siç quhet në Francë (IRM) apo në Kosovë (RM) rezonancë magnetike.

Fushat magnetike artificiale

Këto fusha magnetike artificiale kanë nivele të ndryshme, dhe krijohen nga njeriu përmes metodave të ndryshme që përdoren thuajse në të gjitha fushat e jetës, duke e përfshi edhe fushën e mjekësisë, ashtu sikur e cekëm më lartë rastin e (RM) rezonancës magnetike. Gjithashtu edhe këto fusha magnetike kanë nivelin e magnetizimit, dhe burojnë drejtpërsëdrejti nga polet magnetike qoftë të magnetit permanent apo polit të fushave magnetike të krijuara nga rrymat elektrike. (VIJON)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alan Shearer është një nga legjendat futbollit anglez, i cili…