
Maliqi fiton medaljen e bronztë në evropianin e karatesë
08 shkurt 2020
| 18:31
Karateisti i ri, Betim Maliqi, ka fituar medaljen e bronztë në kampionatin evropian të karatesë për kadetë, junior dhe U-21, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Karateisti ynë fitoi të bronztë në grupmoshën e juniorëve, kategoria -68 kg.
Betimi shënoi katër fitore, tri prej të cilave në repesazh. Në luftën për të bronztën mundi Krystoë Cwezcyak të Polonisë.
Garuesit tjerë të juniorëve nuk e kishin ditën, pasi u ndalën kryesisht në luftën e parë dhe të dytë.
Nesër garojnë U-21.