Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani për tërheqjen e lëndës së saj nga Gjykata Kushtetuese.
Ai ka vlerësuar se shefja e shtetit po e tërheq vetën për hunde.
Maliqi ka shkruar në “Facebook” se Osmani po e trash ngërçin politik, në vend se me e zgjidh.
“Patetik: alamet ‘gardiane’ e institucioneve e tërheq vetën për hunde jo me e zgjidh por me e trash ngërçin”, ka shkruar Maliqi.